Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele te *Ura e Gajdarit* në hyrje të Sarandës.
Dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, makinat kanë pësuar dëme të shumta materiale si dhe janë plagosur dy persona.
Mësohet se 2 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë transportuar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar shkaqet e aksidentit.