Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur pezullimin nga detyra të gjithë shefave të krimit ekonomik, në të 12-të Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe. Mësohet se shkak për këtë vendim është bërë mospërmbushja e detyrave dhe pritshmërive.
Ky vendim është marrë këtë të premte në një takim që kryepolici Muhamet Rrumbullaku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesit e tjerë të Policisë.