Një person është goditur me thikë mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës.
Rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar drejt spitalit.
Ambulanca ka shoqëruar në spital një 55 vjeçar, i cili ka plagë të shkaktuara nga një mjet prerës tip thikë.