Një person i plagosur është evidentuar pak minuta më parë në zonën e quajtur “Agjencia” në lagjen numer 2 të qytetit të Pogradecit.
Momentalisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.
Nuk dihet ende nëse personi është rrezuar apo është përplasur nga ndonje automjet.
Sipas informacioneve ai është derguar në urgjencë me dëmtime.