Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës, ku janë përfshirë 4 makina.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të paktën 10 persona.

Po sipas të njëjtave burime nga të plagosur kanë mbetur 6 të rritur dhe 4 fëmijë.

9 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua është në gjendje të rëndë.