Te dhena te reja nga ngjarja ne fshatin Zhapokike 2 te Memaliajt.
Burime policore nga terreni konfirmojne per Jugulajm, se 72 vjecari, Faik Ajdini, eshte vrare.
Nga konstatimet paraprake ne trupin e te ndjerit, jane konstatuar dy goditje ne qafe dhe ne koke, ku plaga ne qafe ka shkaktuar hemoragji, çka ka shkaktuar vdekjen.
Goditjet kane qene me mjete prerese sepate apo thike.
Terreni shume i veshtire ne perrua, ku gjendet trupi i te ndjerit, ka bere qe ne vendngjarje te shkojne specialistet e grupit hetimor per te dale ne perfundime konkrete.
Trupi i te ndjerit ende nuk eshte levizur deri sa te mbarojne egzaminimet.
Sipas pistes filleatare, Faik Hajdini, eshte qelluar per vdekje dhe per te humbur gjurmet, vrasesi e ka hedbur ne humenere.
Nderkaq alarmin per humbjen e gjurmeve te te moshuarit e kane dhene familjaret e tij te cilet kishin me shume se 48 ore pa asnje kontakt me te.
Nderkaq, Policia e Gjirokastres ka ngritur 2 postblloqe ne aksin nacional “Memaliaj-Krahes” dhe ne akset lokale “Memaliaj-Sektori i Trete” dhe “Krahës-Rabije”.