Gjykata e Faktit Gjirokaster ka lene ne burg pa afat Nikolin J. nga fshati Katundisht Bashkia Kelcyre, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht K. C. 14 vjeçe, banore e te njejtit fshat.
Seanca e mases se arrestit ka nisur nga prokurori Bledar Bala, me shpalosjen e rrethanave te deshmise qe ka dhene para oficereve ge Policise Gjyqesore, nxenesja 14 vjeçare e shkolles 9-vjeçare “Kamber Bënja” ne Kelcyre.
Me pas avokatja e shoferit te furgonit te nxenesve qe akuzohet per ngacmim seksual, ka folur ne vend te klientit te saj ku ka kerkuar prej gjykateses, Suela Dashi, lirimin ne sallen e gjyqit te klientit te vet, pasi prokurori i çeshtjes nuk paraqiti asnje prove te vetme qe te beje me faj klientin e saj çka ne mungese te tyre, askush nuk mund te futet ne burg.
Nga ana e vet shoferi i furgonit te nxenesve nuk ka folur asnje fjale.
Sakaq gjykatesja Suela Dashi, ka mbeshtetur versionin e prokurorit Bala, qe Nikolin J. t’i jepet masa e arrestit BURG PA AFAT.
Ky vendim per palen mbrojtese eshte i papranueshem dhe i pabazuar ne prova materiale dhe shkresore çka do apelohet.
Te premten e kaluar nxenesja 14 vjeçare denoncoi rastin ne fjale ne Polocine e Permetit.