Nje 60 vjecar me probleme shendetesore eshte shpetuar nga PMNZSH ne qytetin e Memaliajt, pasi ishte bllokuar ne banesen e tij ne lagjen nr 4.
Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit pas alarmit te dhene nga komshinjte.
Behet fjale per qytetarin Qirjako Sfeci, 60 vjecar, i cili jeton i vetem ne nje apartament ne katin e katert.
Komshinjte ishin shqetesuar, pasi 60 vjecari nuk kishte mundesi te hapte deren e jashtme dhe kesisoj kerkonte ndihme per te dale.
Menjehere forcat e MNZSH ne Memaliaj kane shkuar ne vendngjarje dhe kane mundur te hyjne nga dritarja e tualetit, duke e shpetuar ate.