Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme, ku mësohet se një fëmijë 10-vjeç është mbytur në një rezervuar.

Paraprakisht bëhet me dije nga burime jo zyrtare se fëmija O.Kabeta, ka rrëshkitur dhe ka rënë në rezervuarin e fshatit Iballë të Fushê-Arrêzit.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja mësohet se i mituri po mblidhte manaferra me familjen e tij.