Mbytet një 11-vjeçar nga Librazhdi. Mësohet se i mituri ishte futur në lumin Shkumbin për t’u larë në grykëderdhjen e Rrapunit. Fatkeqësisht 11-vjeçari është gjetur pa jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd,
dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.