Një aksident rrugor me pasojë dy të lënduar ka ndodhur në afërsi të TEG-ut në kryeqytet.

Sipas të dhënave, një automjet ka përplasur një motomjet. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 03.07.2023, në afërsi të Teg-ut, automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.