Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 69 vjeç.
Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit, 28 vjeçari me iniciale S. K. si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policise:
Sot, rreth orës 22:18, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.