Nje piste tjeter ne hetimet per krimin e ndodhur ne familjen Muhollari ne Permet.
Mesohet se agresori, djali i viktimes, nuk kish kartele te hapur vecse konstatohet se ishte ne gjendje depresive te paspegueshme. Kete e spegon mjeku neurolog ne Permet.
Grupi hetimor po hulumton ne nje tjeter piste ne ate te trashegimise se pronesise nga prinderit tek nje pjestar tjeter i familjes. Dyshohet se konflikti erdhi per shkak se prinderit e ne vecanti viktima, i pati kaluar njeres prej motrave te vrasesit, banesen tre kateshe ku dhe ndodhi krimi mbremjen e djeshme.
Ndertesa tre kateshe mendohet se i kishte kaluar ne pronesi te motres se vrasesit dhe kjo eshte bere pa dijenine e tij. Me e besueshme behet kjo piste po te merret fakti se njerezit nuk shkonin per te ngushelluar ne banesen e familjes Muhollari por ne barin per karshi pasi shtepia nuk ishte çelur per mort.
Mesohet se agresori ka qene teresisht i qete dhe se aktin e ka kryer pasi ka mesuar se prona i pati kaluar te motres se tij. Hetimet vazhdojne.