Një grua humbi jeten dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një ngjarje të rëndë mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një lokali në zonën e ”Don Boskos”, pranë një xhamie.
Dyshohet se në lokal është qëlluar me armë automatike.
Nga të dhënat e para mësohet se ka humbur jeten një grua rreth 50-vjeç që punonte si banakiere në lokal.
Po ashtu janë plagosur disa persona, mes të cileve dhe një fëmije.
Nuk ka informacione mbi identitetet e viktimes dhe të plagosurve.