Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë regjistruar pak më parë në Skrapar.
Një dëshmitar në momentin kur ka ndodhur ngjarja, shkruan se një person me x5 qëlloi drejt disa çunave dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas qytetarit, të gjithë janë shtrirë në tokë, teksa plumbat për fat të mirë kanë rënë mbi makinë dhe jo djemve.
Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje dhe detajet, teksa pritet njoftimi nga Policia e Shtetit.