Ndodh ne KZAZ nr 82 ne Bashkine e Dropullit ku funksionion vetem me 4 anetare dhe qe veprimet jane ndermarre me vota te cunguara ne kundershtim flagrant me ligjin. Kjo pasi grupimi AliBardhi qe ka marre peng vulen e PD, nuk ka anetare te coje ne kete komision.
Te gjendur ne keto kushte, anetaret e Rilindjes ne kete komision kane kryer veper penale kur kane dekonspiruar listen e firmetareve te kandidatit per kryetar Bashkie nga Nisma THURRJE Kosta Garo.
Kryetari i KZAZ Grigor Dushi dhe anetaret Vasil Xhai, Vangjel Pirali e Kristina Zhako, kane konsumuar vepren penale te nenit nr 248. Prokuroria e Gjirokastres pasi ka marre denoncimin perkates nga nje grup personash diten e sotme, ka filluar hetimet per kete ceshtje e cila pritet te behet e madhe gjate diteve vijuese. Vec kesaj, anetaret e KZAZ qe i perkasin Rilindjes, kane shkelur ne menyre flagrante Kodin Zgjedhor nenin 68 pika 2.
Emrat e mesiperm dikur sejmene te Vangjel Tavos tashme te padroneve te radhes, kishin marre urdher te rrezonin kandidaturen e Nismes THURRJE Kosta Garo mbremjen e djeshme me pretendimin absurd se subjekti politik qe perfaqeson Garo, nuk eshte parti parlamentare.
Gjithcka eshte ne dore te Prokurorise se Gjirokastres ku njera prej prokuroreve te reja qe kane filluar pune ne kete institucion, ka marre denoncimin e rjedhimisht hulumtimin per te cuar ne gjykate kater komisioneret rilindas.