4 persona janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh. Mësohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.
Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melis Zogu 20-vjeç,.
Të katër personat janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.