Ashtu siç patem premtuar dy dite me pare se do te benim publik emrin e drejtorit qe PS ka vendosur ta “heqe qafe”, sot Jugulajm.net tregon me emer e mbiemer emrin e tij.

Behet fjale per Ilir Metaj, drejtori aktual i Agjencise Shteterore te Kadastres, Rajoni Gjirokaster.

Jugulajm.net meson se zoti Metaj pritet te shkarkohet ne ditet e para te korrikut pa asnje lloj arsye.

Arsyeja se pse eshte zgjedhur pikerisht Ilir Metaj per te qene i pari “deshmor” i luftes se sapo filluar brenda llojit ne PS e Gjirokastres, kjo ngelet ende mister.

Ilir Metaj eshte nje prej emrave te njohur te PS ne Gjirokaster, me kontribut te pacenueshem ne radhet e PS dhe jo vetem kaq, por me kontribut te madh familjar ne familjen socialiste.

Metaj ka qene me heret ne krye te Drejtorise se Tatimeve Gjirokaster, i cili u zevendesua ne vitin 2019.

Me pas ka qene drejtor i OSHEE Rajoni Gjirokaster, ku serish u shkarkua prej andej pa ndonje motiv.