Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën duke qëndruar në oborrin e banesës së tij.
Burime nga policia kanë bërë të ditur, se shkaktar është bërë 39-vjeçari me inicialet A. T., pasi nuk ka siguruar siç duhet kamionçinën, e cila ka rrëshqitur dhe futur në oborrin e banesës së 55-vjeçarit me inicialet I. D., duke i marrë jetën.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A. T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshqitur duke rënë në banesën e shtetasit I. D., rreth 55 vjeç.
Shtetasi I. D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.