Ish-zyrtarja e lartë e kryeministrisë, Alda Klosi, e arrestuar mbrëmjen e së premtes, është shtruar me urgjenca në spital pas problemeve që ka shfaqur me tensionin.
Burime bëjnë me dije se Klosi ka shfaqur probleme shëndetësore në paraburgim, dhe më pas është transportuar me urgjencë në spital.
Nesër pritet që të zhvillohet seanca për masën e sigurisë dhe ende nuk dihet nëse zyrtarja do të paraqitet.
Prokuroria do të paraqesë sot kërkesën në gjykatë për masën ‘arrest me burg’ për Klosin, ndërsa do jetë gjyqtari Arben Mico i cili do të vendosë për masën e sigurisë.
Klosi u prangos dy ditë më parë pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cila zbuloi skemën e shumave të mëdha të parave që ajo grabiti nga banesa e ish-zyrtares.
Dobi është pas hekurave së bashku me djalin e saj, Havier Dobi.
Ajo rrëfeu se shumat e mëdha të parave kishin mbërritur me qese te shtëpia e Klosit, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar pastrueses t’i vidhte paratë me konsensus, duke inskenuar kështu të gjithë ngjarjen.