Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Borsh të Himarës.
Një çift te moshuarish ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pasi iu shkrumbua shtëpia.
Të moshuarit Rr. Ç, 83 vjeç dhe S. Ç, 75 vjeçe, kanë qenë në banesën e tyre dhe në dhomën ku kanë qenë duke u ngrohur me rezistencë elektrike, kjo e fundit ka marre flakë dhe për pasojë dy të moshuarit kanë humbur jetën nga asfiksimi ne dhomë.
Policia është duke shkuar në vendngjarje.