Një ngjarje e rëndë është shënuar mengjesin e sotem.
Nga informacionet e para mësohet se një punëtor i Bashkise Peqin, ka humbur jeten pasi ka rënë nga lartësia, ku ka qenë duke krasitur pemët.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.