Një 66-vjeçar banues në Elbasan ka humbur jetën në plazhin e Golemit.
Policia tha se shtetasi M.K ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka rënë në kontakt me ujin. Dyshohet se ka pasuar atak kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.