Një aksident i rëndë është shënuar këtë të Premte në Himarë.
Policia bën me dije se Renato Bushaj, 40-vjeçar ka humbur jetën pasi makina të cilën ai drejtonte doli nga rruga.
Mësohet se dy pasagjerët që ndodheshin në të njëjtin automjet janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Pritet që të mësohen detaje të tjera në vijim.
Njoftimi i policise:
Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi Renato Bushaj, 40 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B.
Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.