Rrihet drejtori i Sherbimeve Publike ne Bashkine e Memaliajt, Fetah Hoxha.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme ne ambjentet e jashtme te bashkise se ketij qyteti, kur nje 30 vjeçar emri i te cilit Jugulajm.net nuk mund ta emetoje, qelloi me grusht Fetah Hoxhen me detyre drejtor i Sherbimeve Publike ne Bashkine e Memaliajt.
Deshmitaret ne vendngjarje konfirmojne se debati mes te riut 30 vjecar dhe Fetahut, kishte nisur ne zyren e ketij te fundit per t’u pershkallezuar ne ambjentet e jashtme.
Shkaku ka qene kerkesa e 30 vjecarit memaljot per tu punesuar ne sektorin, qe drejton Fetah Hoxha, pasi ky i fundit i kishte premtuar qysh ne fushate elektorale me kerkese edhe te kryebashkiakut Gjolek Guci.
Mirepo durimi shteroi per 30 vjecarin i cili ne gjaknxehtesi e siper grushtoi drejtorin e Gjolekes duke rene per toke.
Me pas Fetah Hoxha nuk ka dashur te denoncoje kete ngjarje ne organet policore, pasi kercenimi prej agresorit ishte qe nje veprim te tille mos ta bente, sepse do te grushtohej serish dhe kesaj here publikisht ne mes te qytetit.
Premtimet e deputetit te zones Laert Duraj per punesime fiktive, kane arritur kulmin dhe nuk do te jete e larget dita qe radhes tjeter ne vend te Fetahut, te jete Laerti qe do ta pesoje por me nje ndryshim, pasi Fetahu shpetoi paq si trupgjate dhe fizik te beshem qe ka, ndersa Laerti me fizikun qe ka, nuk peshon as sa nje torbë spinaq.