Një grabitje ka ndodhur në një pikë të transfertave të parave në Tiranë, ku dyshohet se është marrë një shumë prej rreth 40 mijë eurosh.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ndërsa personat që kanë kryer grabitjen kanë qenë të armatosur.
Mësohet se personi që ka hyrë në ambientet e pikës së transfertave të parave ka qenë me maskë Covid, dhe duke iu drejtuar armën iu ka marrë paratë dy punonjësve të biznesit në fjalë.