Një argjendari është grabitur ditën e sotme në Kamëz.

Bëhet me dije se tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendari dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Sakaq, raportohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.