Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për ish-kryebashkiakun socialist të Bulqizës, Lefter Alla.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit te shkurtuar do të vuajë 2 vite heqje lirie.
Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, ku bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, favorizuan në garë mikun e kryebashkiakut, Aqif Koneshën.