Shkalla e pare e gjyqesorit në Gjirokastër ka lene ne burg pa afat 23-vjeçarin Blerti Kanushi, si dhe arrest shtepie per Darovi Hajdini.
Kjo e fundit akuzohet per zhdukje te provave te krimit.
Fillimisht ka qene prokurori Bledar Bala, i cili pergjate 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes se ndodhur ne fshatin Zhapokike 2 te Memaliajt, ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarine e Blerti Kanushit.
Kanushi ka qendruar pergjate gjithe kohes i heshtur dhe nuk ka reaguar ne asnje moment, duke ua lene te drejten e reagimit avokatit te tij Malo Sadikaj.
Ky i fundit dhe avokati tjeter i te arrestuares, Agron Iljazi, ne fjalen e tyre kane sqaruar poziten e klienteve te tyre duke kerkuar mase me te lehte.
Me pas kryesuesja e seances Entela Selmanaj, ka vendosur masen “arrest ne burg” per Blerti Kanushin dhe “arrest ne shtepi” per Darovi Hajdini.