Gjykata e Apelit ka marrë vendimin që vula e Partisë Demokratike të Shqipërisë i takon liderit historik të demokratëve Sali Berisha.
Tanimë, kryetari legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend është ish-kryeministri.
Ky i fundit u rikthye fuqishëm në politikë pas vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së në 2021-in.
Ky vendim i rëndësishëm vjen pas afro 3 vitesh përplasje në kampin opozitar.