Nje 48-vjeçar nga Delvina dhe nje doganier nga Gjirokastra, jane proceduar nga uniformat blu te Gjirokastres, pasi akuzohen per kontrabande.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, në ngarkim të shtetasit A. G., 48 vjeç, banues në Delvinë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin “Mercedes Benz”, 1.6 ton fruta të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u referuan materialet në ngarkim të shtetasit Th. K., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk ka ushtruar kontroll në këtë automjet.