Pak minuta mëparë në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volvo”, i cili drejtohej nga shtetasi Gjergj Kocgjioni, 58 vjeç, banues në Gjirokastër. Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhen forcat e PMNZSH dhe grupi hetimor.