Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.
Turpi i 55-vjeçarit me inicialet R.T, sipas burimeve zyrtare, nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
“Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.