Gjendet i pajete nje i ri ne Gjirokaster. Para pak minutash eshte gjetur i pajete nxenesi 21-vjecar, Simon Sholla, ne ambjentet e konviktit te shkolles private “Kryqi i Nderuar”.

Te paret qe e kane gjetur te riun e pajete kane qene shoket e tij te dhomes te cilet kane kujtuar se flinte. Por kur kane pare shenja pajete kane lajmeruar menjehere autoritetet e shkolles private, qe gjendet prane katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.

Menjehere ne vendngjarje ka shkuar policia per te hetuar rrethanat e vdekjes se te riut, i cili studionte ne shkollen e mesme private.

Nga hulumtimet e para behet e ditur se prane trupit te te riut jane gjetur preparate ilaçe, çka dyshohet se mund ti kete konsumuar tej normes.

Behet e ditur se 21-vjeçari ishte jetim nga nga nje fshat i Lushnjes.