Gjendet e mbytur një grua rreth të 60-ave.

Ngjarja ka ndodhur në liqenin e Pogradecit.

Viktima është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.