Një automjet ka rënë përmbys në një kanal në Frakull të Fierit disa minuta më parë. Lajmi konfirmohet si nga banorë të zonës ashtu dhe policia vendore e Fierit.

Burime informacioni pohojnë se makina është përmbysur në kanalin anësor të ujrave  në rrugën kryesore në rotacion e Kafarajt në autostradën Levan – Tepelenë, por që fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur që të dali prej saj pa dëmtime dhe është mirë.

Po këto burime pohuan se makina ka qënë me targa greke, dhe drejtuesi i saj kishte dy dite e një natë pa gjumë në udhëtim, por që fatmirësisht shpëtoi pa lëndime të rënda.

Grupi i ekspertëve por dhe një patrullë policore kanë shkuar në vëndin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.