Siç shihet edhe në foto, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor, duke u përplasur me trafikndarësen.
Mësohet se drejtuesi i mjetit 33-vjeçari me iniciale A.H., udhëtonte vetëm dhe si pasojë e plagëve është transportuar për mjekim drejt Spitalit të Kuçovës, ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Dyshohet se burim aksidenti ka qenë shpejtësia por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.