Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në kryqëzimi i Libonikut në Maliq.

Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy mjete me njëra-tjetrën.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes dhe ambulanca për transportimin e njërit nga të plagosurve drejt spitalit rajonal të Korçës.