Ka ndodhur njê aksident në aksin Kardhiq – Delvinë, në afërsi te tunelit.
Makina tip “Fiat” që drejtohej nga E.P, duke qenë rruga e lagur nga shiu, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafikndarëset.
Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, A. P. 57 vjeç, i cili ështe plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Nga ekzaminimet në spital për 57-vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të C6, pra frakturë të vertebrës së qafës.
Për rrjedhojë është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.