Digjet nje banese ne qytetin e Permetit. Ngjarja ka ndodhur ne oret e mbremjes se sotme ne lagjen PARTIZANI.
Shkak ka qene shperthimi i nje bombole gazi ne ambjentet e brendshme te shtepise ne pronesi te Jonida Isa.
Bombola ka shperthyer ne momentin kur ne banese kane qene dy bujtesit. Flaka ka qene agresive dhe fati ishte me banuesit pasi ne momentin e shperthimit, bujtesit kane qene ne pjesen tjeter te shtepise, duke shmangur nje tragjedi te vertete.
Ne vendngjarje ka shkuar PMNZSH ku ka bere te mundur evitimin e flakeve nga banesat perreth.
Demet materiale deri tani jane te pallogaritshme, nderkohe qe jane djegur plotesisht pajisjet elektroshtepiake si dhe dritaret dhe objektet e akomodimit.