Zbulohen fakte te reja nga dhunimi i mesuesit 59 vjeçar ne Tepelene.
Policia e Tepelenes ka ndaluar nje person i cili eshte vellai i nje nxeneseje 13 vjeçare ne shkollen 9-vjeçare te Tepelenes.
Alvi Gumeni, emigrant eshte kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se te motres per ndihme, pasi 13 vjeçarja pretendohet se eshte ngacmuar seksualisht nga mesuesi 59 vjeçar Kleanthi Laçi.
Vete Alvi Gumeni, eshte vetedorezuar para pak minutash ne Policine e Tepelenes, duke dhene shpjegimet e veta per dhunen qe ushtroi ndaj mesuesit te edukimit fizik, Kleanthi Laçi, nje dite me pare.
Ai e ndermori kete veprim ne kushtet e ndihmes, qe i pati kerkuar e motra e tij nxenese e Kleanthi Laçit, pasi ky i fundit sipas deshmise se te vellait te 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shume here seksualisht dhe per kete ai u kthye ne Shqiperi per te ndermarre aktin e djeshem.
Nderkaq ka dhene deshmine e saj edhe 13 vjeçarja e pretenduar se eshte ngacmuar seksualisht nga mesuesi i saj Kleanthi Laçi.
Ajo eshte marre ne pyetje nga oficeret e policise gjyqesore ne prezence te psikologes.