Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një veturë, e cila pas përplasjes është përfshirë dhe nga flakët.
Si pasojë, personi brenda kësaj makine Ilir Duni, polic në posten e policisë në Gorricë/Pustec ka ndërruar jetë.
Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.