Deri më tani nuk raportohen më tepër detaje, por kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në banesën e këtij personi.
Më e fundit u konstatua mbrëmjen e 26 korrikut, në lagjen “18 Tetori”.
Lënda plasëse ishte hedhur në banesën ku banonte Altin Lamçe, për të tretën herë radhazi.
Rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të 2022, ndërsa rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022.
Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga shpërthimi, asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar nga policia e Lushnjës.