Nxirrte gure pa leje ne nje gurore ne fshatin Jorgucat te Dropullit, arrestohet pronari i firmes, Thoma Pirali, si dhe sekuestrohet mjeti tip skrep me te cilin kryhej nxjerrja pa leje.
Kane qene banoret e fshatit Jorgucat, qe kane denoncuar rastin ne policine e Gjirokastres dhe menjehere policia ka verifikuar rastin, duke bllokuar mjetin e punes dhe vene ne pranga autorin.
Bejme me dije se Thoma Pirali eshte kryeplak i fshatit Frashtan i Dropullit te Poshtem.