Një person është goditur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Një i ri ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç bëhet me dije është arrestuar autori i plagosjes Xhulian Miho, 39-vjeç, i cili ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë 3 goditje me thikë, teksa po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pranë shkollës së mesme profesionale Petro Sota, në lagjen “Kryengritja” e Fierit.