Dhunohet nje mesues i edukimit fizik ne Tepelene.
Kleanth Laçi, 59 vjeç eshte dhunuar nga disa persona.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave ne qytetin e Tepelenes, kur arsimtari i shkolles 9-vjeçare te qytetit eshte dhunuar nga persona ende te paidentifikuar ne rrethana ende te pasqaruara.
Familjaret e arsimtarit tepelenas, kane njoftuar policine dhe njekohesisht e kane shoqeruar ne Spitalin e Gjirokastres per nderhyrje kirurgjikale.
Sipas informacioneve te para, arsimtari eshte thirrur nga tre persona te cilet kane dashur te sqarojne nje bisede me te dhe me pas e kane dhunuar ne menyre barbare.
Plaget e marra ne trup jane perqendruar kryesisht ne koke, fytyre dhe pjesen abdominale.
Mesohet se gjendja fizike e arsimtarit eshte jashte rrezikut per jeten.
Policia nderkohe eshte vene ne kerkim te autoreve te dhunes ndaj mesuesit te edukimit fizik.