Var veten në kasollen e bagëtive 55-vjeçari nga Skrapari Veri Zaimi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Usti, në fshatin Valë.
Mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Një 55-vjeçar nga fshati Valë në Skrapar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar.
Mësohet se Veri Zaimi kishte lidhur një litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten.
Pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin filluar ta kërkonin dhe ka qënë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që pasi kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.
Trupi i pajetë i Zaimit është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.