Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkozë mëngjesin e sotëm ku dy persona kanë mbetur pa jetë.

Bëhet me dije se një person i identifikuar si Roland Sinani 43 vjeç ka vrarë kunatën dhe më pas veten.

Në momentin e ngjarjes vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte taksist.

Policia gjatë kërkimeve ka gjetur një armë në banesën ku ka ndodhur ngjarja, që dyshohet se është arma e përdorur gjatë krimit.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi të rëndë, ndërsa policia po punon zbardhjen e ngjarjes.