Një person është vrarë me thikë pasditen e së shtunës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re.
Policia njofton se ka arrestuar 25-vjeçarin Darmian Keli, banues në Tiranë, si autor të dyshuar të krimit.
Viktima është 34-vjeçari Amaraldo Hoxhallari, i cili u dërgua në spital, aty ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.