Një shpërthim bombole ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë.

Mësohet se në banesën ku ka shpërthyer bombola kanë qenë dy të moshuar, të cilët kanë ngecur brenda.

Deri më tani shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur të nxjerrin një prej të moshuarve, Mustafa Kosovën nga banesa dhe e kanë dërguar në spital.

Ndërkohë që po punohet për të nxjerrë dhe të moshuarën Aile Kosova.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore. Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K. Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.